75 Mall Live Search
20:58 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Besnik Berisha: Mos e merrni pranë zemrës aktrimin dhe viktimizimin

Ish-këshilltari i Isa Mustafës, avokati dhe njëherësh njëri nga emrat e përfolur për të udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besnik Berisha është deklaruar pas dështimit të marrëveshjes ndërmjet VV-së dhe LDK-së, një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai në një status në profilin e tij në Facebook, duke iu referuar video-mesazhit të kreut të vetëvendosjes Albin Kurti, ka thënë se ‘pas çdo dimri vjen pranvera”.

“Mos e merrni ngate zemre aktrimin dhe viktimizimin. ( It needs to get worse in order to get better)”, shkruan Berisha.