Dybala e Oriana Sabatini, çift i përkryer!
Futbollisti i njohur argjentinas Paolo Dybala konsiderohet si një talent i madh në futboll.
 
Ylli i Juventusit, përpos formës së mirë në fushën e blertë, po kalon momente të mira edhe sa i përket jetës private. 
 
Ai  prej dy vjetësh është në lidhje me modelen dhe aktoren nga Buenos Ajresi, Oriana Sabatini, shkruan Indeksonline.
 
Sulmuesi 26- vjeçar së fundmi ka pozuar përkrah së dashurës së tij, modeles 23- vjeçare ku duken mjaft të lumtur pranë njëri tjetrit. 
 
Kujtojmë se Dybala më heret kishte një lidhje tjetër dashurie me modelen Antonella Cavalieri. /Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                