Bieberi me gruan e tij Hailey, ju urojnë festat e fundvitit
Këngëtari i njohur me origjinë kanadeze Justin Bieber është një personazh tejet i dashur dhe i ndjekur nga fansat e tij të shumtë.
25-vjeçari gëzon një famë të madhe në skenën muzikore botërore, shkruan Indeksonline.
Ai dhe gruaja e tij, modelja Hailey Rhode Bieber janë të martuar nga viti 2018 dhe secila paraqitje e tyre merr vëmendjen nga publiku dhe mediat rozë.
Së fundmi, ka qenë vetë Hailey, e cila ka uruar të gjithë për festat e fundvitit dhe krishtlindjet.

“Urime Krishtlindjet nga unë dhe nga ne, për ty dhe për ju”, ka shkruar ajo duke i bashkëngjitur disa fotografi të bukura nga momente të lumtura të çiftit. /Indeksonline/