75 Mall Live Search
14:13 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aktakuzë për dhunim ndaj M.K.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit M.K., për shkak të veprës penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.8 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.K., më 14 nëntor 2019, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur, në atë mënyrë që fillimisht e takon atë në fshatin Rogoqicë, Komuna e Kamenicës, aty bisedojnë, ku e kanos se do ta mbyste, do t’ia vriste vëllanë dhe e detyron që të ecte në këmbë drejt shtëpisë së saj, me ç’rast me përdorimin e forcës e fut mbrapa në veturën e tij dhe vazhdojnë rrugën në drejtim të një moteli në Gjilan, ku duke e shfrytëzuar pozitën e saj të ndieshme dhe të pambrojtur, e ka detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga Gjykata kompetente e Gjilanit, që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale.