Nis seanca konstituive e Kuvendit
Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton IndeksOnline.
Deputeti më i vjetër Jahja Koka i ka hapur punimet e seancës ndërsa i shoqëruar është nga deputetja më e re, Fjolla Ujkani.
Pika e parë e rëndit të ditës është betimi i deputetëve të rinj ndërsa më pas duhet të propozohen emrat për nënkryetarët dhe kreun e Kuvendit./IndeksOnline/