75 Mall Live Search
21:56 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kadri Veseli: S’do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje me asnjë ofertë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mohuar se do PDK-ja do të shkojë në koalicion me LVV-në në asnjë ofertë.

Sipas Veselit, ai sheh pak shpresë nga programi qeverisës LVV-LDK.

“Në këtë situatë që jemi tek ballafaqimi do të shoshim verimet  e tyre, unë shoh pak shpresë nga një program i LVV-së dhe LDK-së. Ne nuk bartim përgjegjësi me shku në zgjedhje, por edhe nëse shkojmë ne jemi gati, bile bile shumë ma gati”, tha Veseli.

“Na keni lodhë me këtë dialog, mos na lodhni me këtë çështje fare, është LDK dhe VV, le ti marrin ato çështje që i kanë, por diçka, Mitrovicën jo me dëmtu, si bën punë askujt. Ne si tërësi teritoriale jemi akuzu se po e shesim, tash le ti qelin këto sene. Ne s’do të shkojmë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në asnjë ofertë”.