Top-10 lojtarët zviceranë më të paguar të vitit, të ardhurat e Xhakës e Shaqirit
Gjatë këtij viti që po e lëmë pas, gazeta zvicerave “Blick” ka formuluar listën me 10 lojtarët me të ardhurat më të mëdha.
Hokej dhe futbolli janë dy sportet që kanë më së shumti lojtarë, nga 4 gjithsej dhe basketbolli e tenisi me nga një, përcjell Indeksonline.
I pari në listë është basketbollisti i Houston Rockets, Clint Capela me 15.2 milionë franga në vitin 2019 dhe menjëherë pas tij është Granit Xhaka me dy milionë franga më pak.
Xherdan Shaqiri është i pesti me 7.93 milionë franga të fituar gjatë këtij viti./Indeksonline/
