75 Mall Live Search
08:48 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Turqia dënon me burg shtatë gazetarët anti-Erdogan

Një gjykatë në Turqi dënoi me burg gjashtë gazetarë dhe një pjestar stafi të gazetës opozitare “Sozçu”. Ata u shpallën fajtorë për akuzën e terrorizmit dhe se ndihmuan një rrjet në Ankara i cili orkestroi grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016. Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, Anadollu.

Gazetarët u akuzuan për mbështetje të puçit duke publikuar artikuj që kritikonin presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Gazeta “Sozçu” njihet për shkrimet e saj anti-qeveritare dhe për faqet e para provokative që janë parë me skepticizëm edhe nga kritikët e Erdogan. Dënimet me burg shkojnë nga 1 muaj deri në dy vite, dhe të dënuarit kanë bërë të ditur se do të apelojnë.