75 Mall Live Search
10:48 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Messi tregon sekretin që e bën të pagabueshëm përballë portës

Lionel Messi është një prej lojtarëve më të mirë të historisë së futbollit, për të mos thënë më i miri.

Një talent vërtetë i rrallë, por me sa duket argjentinasi nuk është ai që është vetëm prej talentit, por edhe falë punës së tij. Ylli i Barcelonës tregon se si përgatitet paraprakisht që ta ketë më të thjeshtë të shënojë gola, sidomos ato me goditje dënimi.

“Kohët e fundit kam qenë duke u stërvitur më goditjet e lira. Mundohem që të studioj se si lëvizin portierët, si reagojnë, si e vendosin murin. Tani kam nisur që ta studioj akoma më shumë një detaj të tillë”, – thotë fituesi i Topit të Artë.

Përballë Alavesh, Messi realizoi golin e 50-të për vitin 2019. Ai gjithashtu është golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll, pasi në 465 ndeshje ka arritur të shënojnë 432 gola. Një rekord ky për të cilin argjentinasi u shpreh se është shumë i lumtur.

Aktualisht Barcelona e tij ndodhet në vendin e parë në La Liga, me 39 pikë, 2 më shumë se Real Madrid që ndodhet në vendin e dytë.