75 Mall Live Search
15:02 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sëmundjet që janë shkaktari i shumë vdekjeve në Kosovë

ASK në ueb faqen zyrtare kanë publikuar “Statistikat Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë 2016 dhe 2017”.

Sipas këtij publikimi, sëmundjet që po marrin më së shumti jetëra në Kosovë janë ato të Sistemit të qarkullimit të gjakut, ndërsa në pozitën e dytë janë Tumoret, transmeton Indeksonline.

Vendin e tretë e zë grupi i Sëmundjeve me sistem të frymëmarrjes.

Gjatë vitit 2016, 4525 raste janë regjistruar që kanë vdekur  për shkak të sëmundjeve me Sistem të qarkullimit të gjakut.

Ndërsa në vitin 2016, numri i personave që kanë vdekur nga tumoret ka qenë 1074.

Kurse në vitin 2017, numri i personave që vdiqën për shkak të sëmundjeve  me Sistem të qarkullimit të gjakut u rrit. Gjatë atij viti ishin 4649 raste.

Po ashtu edhe numri i personave të vdekur nga tumoret u rrit. 1107 raste të vdekjeve ishin gjatë 2017-ës. /Indeksonline/