Napoli dhe Juventus po negociojnë shkëmbimin e madh, Hysaj pjesë e “pazareve”
Napoli po mendon të përdorë Elseid Hysajn si një “mall shkëmbimi” në merkaton e janarit.
Drejtuesit napolitanë duan të fusin kartonin e shqiptarit për një shkëmbim të mundshëm me Mattia De Sciglion.
Lojtari nuk po gjen shumë hapësira te Juventusi dhe fakti që Sarri drejton kampionët është një plus.
Lojtari i Shqipërisë ka marrëdhënie shumë të mira me teknikun e “Zonjës së Vjetër”, pasi ky i fundit e ndihmoi të kalonte shkallët nga Empoli te Napoli. Presidenti Aurelio de Laurentiis duke ditur diçka të tillë shpreson të arrijë marrëveshjen.
Interesimi për shkodranin nuk është i vogël. Roma ka shfaqur prej kohësh dëshirën për ta marrë në janar, ndërsa së fundmi në garë është futur dhe Torino.
“Demat’ nuk po kalojnë një periudhë të mirë dhe një lojtar si Hysaj mund të ndihmonte me eksperiencën e tij në Serie A.