E çuditshme: Në FFK shkelet rregullorja me dy këmbë
Skandale, skandale dhe vetëm skandale!
Fundi i vitit 2019 po e “hallakatë” Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi janë pasqyruar dhe po pasqyrohen shkeljet që po ndodhin.
Pas vdekjes së legjendës, kryetarit të FFK’së, Fadil Vokrri – postin e të ndjerit e mori, Agim Ademi – i cili po konsideron se ka fituar mandat katër vjeçar- gjë kjo e cila po e bën “lëmsh” punën e tij dhe bashkëpunëtorët.
Zakonisht, nëse merr postin e një personi që ka ndërruar jetë – atëherë do të ushtrojë detyrën deri në fund të mandatit të të ndjerit. Ademi supozon se UEFA dhe delegatët që e kanë votuar, janë pajtuar që ai të mos ushtrojë detyrën veç për dy vite, por për 4 vite.
E mandati katër vjeçar i Ademit ka thyer shumë ligje e nene, por kryetarit të FFK’së s’i bëhet vonë për këtë gjë…
GazetaBlic ju sjell më poshtë shkeljet nga kryetari aktual i FFK’së, Agim Ademi:
Si do të votohen anëtarët e KE-së në Kuvend kur neni 30, pika 2, parasheh:
a) Së pari votohet kryetari,
b) Pastaj votohen anëtarët e KE-së.

Pra, si mund te votohet pika b) pa u votuar pika a) e statutit të FFK’së?!
Pasi që Agim Ademi pretendon që ka mandat 4 vjeçar dhe jo mandat vazhdues të kryetarit të ndjerë Fadil Vokrri, tashmë është një absurditet i llojit të vet, pasi çdo dy vite do të kemi zgjedhje, fillimisht për KE e pastaj për kryetar të FFK’së.