Varroset sot Lulzim Spahiu, i cili u vra nga një polic dje, në Gjilan
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, Lulzim Spahiu humbi jetën dje në Gjilan.
Dorasi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, Vllaznim Avdiu shtiu me armë në drejtim të Lulzim Spahiut kështu duke i marrë jetën.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrim i të ndjerit bëhet sot pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Muqivërrc, transmeton Indeksonline.
Lidhur me këtë rast që shokoi vendindje pati reagime të shumta, teksa i dyshuari në këtë rast është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, si dhe është suspenduar nga detyra./Indeksonline/