Urimi i Daut Haradinajt për Ditën e Veteranëve: Keni respektin e përjetshëm nga unë
Daut Haradinaj ka uruar të gjithë kontribuesit e luftës me rastin e Ditës së Veteranëve.
Gjenerali që dikur ishte në ballë të frontit në luftën çlirimtare ka thënë se Kosova ka të ardhme, sepse ka themele të forta.
“Sot shënohet 20- vjetori i veteranëve të UÇK-së dhe ky fundvit përmbyllet edhe me 1- vjetorin e ushtrisë sonë.
Kushdo dhe kurdo që kontribuoi në lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, meriton dhe do ta ketë respektin e përjetshëm timin dhe brezave, që do vijnë.
Kosova ka të ardhme se i ka themelet e forta, e ka sakrificën e brezave të tërë që u flijuan për liri.
Kosova ka të ardhme se e ka orientimin e saktë perëndimor.
Bashkëluftëtarë e miq, urime kjo ditë e veçantë”, shkruan dhe uron Daut Haradinaj./Indeksonline/