Mbajeni mend, ky është transferi i parë i Barcelonës në janar
Barcelona e ka në plan që të bëj transfere në janar. Huazimi i Alenas te Betis ka qenë një sinjal që skuadra katalonase do të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit.
Me shumë gjasa, Dani Olmo do të jetë blerja e parë e Barcelonës në dimër. Mesfushori spanjoll i Dinamo Zagrebit është në bisedime me Barçën dhe nuk pritet që të ketë pengesa që të arrihet ky transfer, shkruan Indeksonline.

Barcelona sot i ka dërguar ofertën e parë zyrtare skuadrës kroate e cila është refuzuar, por që katalonasit janë të vendosur të kthehen nga bisedimet me marrëveshjen finalen për Olmon.
Mesfushori spanjoll ka treguar formë fantastike edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa në dy ndeshjet e fundit është ftuar edhe nga Spanja duke shënuar edhe një gol.
21 vjeçari është rritur në akademinë e Barcelonës dhe për të do të jetë një rikthim te skuadra e fëmijërisë./Indeksonline/
