75 Mall Live Search
17:01 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

KEDS-i nuk ka ‘mëshirë’ as për Vitin e Ri, u’a ndalë rrymën banorëve në Fushë-Kosovë

Pak orë para ndërrimit të motëmoteve, qytetarët e Fushë-Kosovës, po përballen me probleme të energjisë elektrike.

Ani pse sonte është një natë festive, KEDS-i nuk ka treguar mëshirë për disa banorë të lagjes ‘Dardania’ në Fushë-Kosovë.

Ata gjatë ditës së sotme janë përballur me mungesë të Energjisë elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur një banor i cili i është drejtuar redaksisë së IndeksOnline.

Kujtojmë se ndëprerjet e energjisë elektrikë këto ditë, kanë qenë të shpeshta madje ka pasur reduktime mjaftë të mëdha. /IndeksOnline/