Zyrtare: Drita ua bën dhuratë tifozëve për Vitin e Ri, futbollistin më të mirë të Superligës
Futbollisti i dalluar i superligës së Kosovës, Kastriot Rexha, e ka zyrtarizuar kalimin e tij tek klubi gjilanas Drita.
Ka qenë vetë faqja zyrtare e Drita FC, që ka bërë këtë njoftim, duke gëzuar tifozët e tyre në prag të ndërrimit të motive, shkruan Indeksonline.
“Gëzuar 2020, Zyrtare:Kastriot Rexha nënshkruan me ne! Forca Drita!” , thuhet në njoftimin e shoqëruar me fotografi gjatë nënshkrimit të kontratës me futbollistin Rexha.

Kujtojmë që së fundmi Kastriot Rexha u shpall lojtari më i mire i Superligës , për vitin 2019, ai ndihmoi Feronikelin që të fitonte titullin kampion. /Indeksonline/
