Haradinaj e vë në lëvizje KEDS-in, problemet me energji elektrike po rregullohen
Pas raportimeve të IndeksOnline për reduktime të ashpëra të energjisë elektrike në qytete të shumëta të Kosovës, ka reguar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Ai ka bërë të ditur se problemet me energji elektrike janë duke u trajtuar, shkruan IndeksOnline.
Postimi I plotë:
Të nderuar qytetarë,
Jam në kontakt të vazhdueshëm me KEDS në lidhje me furnizimin me energji elektrike. Ne kemi pranuar njoftimet për probleme të vogla për shkak të mbingarkesës në Malishevë, Mushtisht, Klinë dhe Fushë Kosovë. Këto janë duke u trajtuar!
Problemet me energji në Matiqan tashmë janë rregulluar. Jemi në koordinim dhe në mbikëqyrje të vazhdueshme për të gjitha rastet.
Urime festat!
RH