75 Mall Live Search
22:52 / E Mërkurë, 01 Janar 2020 / indeksADMonline

Arsenali kundër Man Utd triumfon, Xhaka respektin e tifozëve e rifiton

Mikel Arteta e fitoi një ndeshje që do ta mbajë në mend për një kohë të gjatë.

Nuk ka shumë kohë që prej zyrtarizimit të tij si trajner i Arsenalit mirëpo ndikimi i tij po vërehet që në fillim.


Arsenali arriti një fitore të madhe kundër Manchester United me rezultat 2-0.

Ishte një nga futbollistët më të kritikuar të Arsenalit, Pepe ai që shënoi që në minutën e 8′ kurse në minutën e 42′ arriti të shënoj edhe Sokratis dhe me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë madje edhe gjithë ndeshja.

Ajo që e mori vëmendjen janë edhe duartrokitjet e tifozëve në drejtim të kosovarit, Granit Xhaka.

Ka kaluar një kohë që nga konflikti i Xhakës me tifozët e Arsenalit mirëpo me paraqitjen e tij në këtë ndeshje, që ishte për t’u mbajtur në mend Graniti siç duket fitoi përsëri respektin e tifozëve londinez./Indeksonline/.