Arnoldi, la të gjithë gojëhapur me këtë pasim gjatë ndeshjes së mbrëmshme

Qielli është kufiri për Trent Alexander-Arnoldin.
21-vjeçari është ndoshta edhe mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë për momentin.
Ai ka 10 asiste në 29 paraqitje këtë sezon dhe po vendos standarde të reja për atë pozitë, shkruan Indeksonline.
Ylli i Liverpoolit “shndriti” gjatë fitores 4:0 ndaj Leicesterit në “Boxing Day” me dy asiste, një gol dhe përderisa nuk shënoi apo asistoi dje ndaj Sheffield Unitedit, ishin prapë disa momente të mrekullueshme të tij.
Në pjesën e parë, ai ia pasoi një top Andy Robertsonit me aq shumë besim edhe pse ishte me rrezik të madh.
Teknika që ai përdori është e pabesueshme./Indeksonline/