75 Mall Live Search
10:45 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Arsyeja, që po e shtyen Neymarin të rikthehet te Barcelona

U deshën muaj që Neymari ta kuptonte se bëri një gabim që la Barcelonën për PSG-në.

Kjo iu komunikua ish-shokëve të skuadrës në zhveshtoret e Barcelonës, teksa u mundua fort për një rikthim.

Përtej dëshirës së tij për të “kthyer” lumturinë që pati me Barcelonën, siç rrëfen për gazetën “L’Equipe” një person nga rrethi i Neymarit, motivi përfundimtar që çoi brazilianin drejt këtij vendimi ishte eliminimi nga Champions League ndaj Manchester Unitedit.

Neymari erdhi të merrte tituj të mëdhenj dhe pas kësaj humbjeje, e kuptoi se nuk mund t’i fitonte ata këtu”, ishte shprehur ai./Indeksonline/