75 Mall Live Search
08:16 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Milani s’po ndalet, tash kërkon me ngulm mbrojtësin e Barcelonës

Milani nuk ndalet te Zlatan Ibrahimovic. Në ditën e prezantimit zyrtar dhe golit të parë në ndeshjen e sulmuesit veteran, klubi Rossoneri përpiqet të forcojë edhe mbrojtjen.

Drejtori sportiv Ricky Massara ndodhet në Barcelonë për të takuar mbrojtësin francez të lindur në 1999 për ta bindur atë të pranojë transferimin në Itali. Ish-lojtari i Toulouse nuk u përfshi në listën e skuadrës të trajnerit Valverde për derbin me kundërshtarin e nesërm, Espanyol.

Ditët e fundit, Milano kishte arritur një marrëveshje të përgjithshme me Blaugrana në bazë të një huazimi të shtrenjtë me një të drejtë blerjeje të vendosur në 20 milion euro.

Megjithë interesin e ardhur nga Gjermania për nënshkrimin e të rinjve (përfshirë Bayer Leverkusen), Todibo thuhet se e ka bërë mendjen dhe Milan mund të pres vetëm konfirmimin zyrtar./Indeksonline/