75 Mall Live Search
12:08 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

FFK shkel statutin me “dy këmbë”, cakton kuvend fshehurazi

Në takimin që patën klubet e Superligës me Sekretarin Eroll Salihu në Federatën e Futbollit të Kosovës, u diskutua në lidhje me mjetet financiare  të UEFA-së që nuk ua ka dhënë Agim Ademi dhe KE i tij, klubeve te futbollit.

Sot u kuptua që FFK-ja ka caktuar Kuvend me datë 28.01.2020. Por nuk dihet a është Kuvend i Rregull, Zgjedhor apo i Jashtëzakonshëm?!

Sot në këtë takim u kuptua që Data e Kuvendit po mbahet e fshehtë, nga FFK-ja nuk ka asnjë njoftim zyrtar te delegatëve e as njoftim publik.

Me kete FFK po shkel Statutin Nenin 25 dhe 28, ngase:

Neni 25, Pika,2. Kuvendi mund të thirret si i rregullt, zgjedhor apo si i jashtëzakonshëm, dhe 

Neni 28. Pika,2. Sekretari gjeneral duhet t’i njoftojë delegatët për mbajtjen e mbledhjës, 30 ditë përpara.

Për shkak të pakënaqësive të klubeve si duket udhëheqja e FFK-së po mundohet të mbajë Kuvend pa njoftim zyrtar. Ata po harrojnë që  FFK tani është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s, këta po harrojnë qe koha ka ndryshuar dhe klubet gjithashtu.

Ankesa e klubeve është për mos ndarje të  mjetet që të takojnë, për referimet shpesh herë skandaloze, mos mbajtje të zgjedhjeve sipas Statuti, por në mënyrë te fshehtë, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv  marrin paga, meditje dhe kujdestari, mbledhin nënshkrime paraprakisht pastaj mbajnë zgjedhjet per Regjione, në mënyrë të fshehtë.

Nga takimi i klubeve me Sekretarin gjeneral u tha se shkelja e Statutit dhe abuzimet e Agim Ademit dhe Komitet Ekzekutiv të FFK nuk mund të tolerohen më.

Kërkohet respektim i Statutit, zgjedhje transparente dhe demokratike, llogaridhënie dhe fer play./Indeksonline/