Igballe Berisha Huduti kërcënim ndaj Indeksonline, thotë se do ua gjej zyret e punës

Igballe Berisha-Huduti, ka bërë kërcënim indirekt ndaj redaksisë së Indeksonline. Me një mesazh privat në faqen zyrtare të redaksisë, ajo ka kërkuar që të fshihen të gjitha lajmet e shkruara për të.
Ndër të tjera, ajo thotë se nëse këto lajme nuk fshihen, ajo do t’i gjejë bashkë me policinë zyret e redaksisë, duke bërë kërcënim dhe tentim për të penguar shkrimet për të.
Igballe Berisha u bë temë e mediave pasi kundërshtoi publikisht vrasjen e gjeneralit iranian, Qaseem Soleimani dhe duke kritikuar Amerikën për këtë vrasje.
Ajo llogaritet si person i dyshimtë pasi që ka lobuar në rritjen dhe avansimin e sektit Shija në Kosovë, si dhe duke qenë e afërt me zyrtarë të lartë fetarë e shtetërorë iranianë.
Indeksonline posedon të gjitha provat se e lartcekura ka kërcënuar në drejtim të redaksisë së mediumit Indeksonline.