75 Mall Live Search
18:51 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Liverpooli me formacionin e dytë mposht Evertonin, kalon në rundin tjetër

Liverpooli ka kaluar në rundin e 1/16 të FA Cup.

Kampionët e Botës mposhtën Evertonin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen që u zhvillua në Anfield.

Reds në këtë sfidë u paraqiten me formacionin e dytë por nuk e patën problem kualifikimin.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi 19 vjeçart, Curtis Jones në minutën e 71-të.

Liverpool tashmë është në garë për Premierligë, Kupë dhe Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/