75 Mall Live Search
10:10 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Istogu s’e mban njeriun më meritor të suksesit, skuadra do udhëhiqet nga 3 trajnerë!

Skuadra që ka befasuar me rezultate pozitive në pjesën e parë të kampionatit në Ligën e Parë, KF Istogu do të ketë drejtues të ri në edicionin pranveror.

Trajneri i njohur kosovar, Valdet Shoshi, është ndarë me skuadrën pasi që KF Istogu nuk i ka plotësuar kërkesat e tij për sjelljen e përforcimeve.

Ish-kampioni i Kosovës me Besën e Pejës kishte arritur të ndërtojë një skuadër pa yje, por grupore, e cila ishte një nga pretendentet kryesore për futjen në Superligë.

Skuadra ka mbetur edhe pa ndihmës-trajnerni, Driton Dreshaj, ish-yllin e njohur të futbollit kosovar.

KF Istogu ka vendosur që në edicionin pranveror të udhëhiqet nga tre trajnerë: Kemal Saliagiqi, Hysni Kabashi e Mehdi Arifaj. /Indeksonline/