75 Mall Live Search
23:18 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

FC Zurich: E uron futbollistin kosovar për rikthimin nga lëndimi

Skuadra zvicerane në të cilën luan mesfushori kosovar, Hekuran Kryeziu e ka uruar futbollistin për rikthimin e tij nga lëndimi.

Mirësevini përsëri, Heki” ka shkruar FC Zurich në një postim ku shihet Kryeziu duke u stërvitur.

Po ashtu kjo skuadër kanë treguar se Hekurani arriti të rikuperohet pas një lëndimi të ligamenteve, dhe rikthimi i tij është mjaftë i rëndësishëm për këtë skuadër.

Por jo vetëm për skuadrën zvicerane por edhe për Kombëtaren e Kosovës, rikthimi i Hekuran Kryeziut do të jetë një përparsi e madhe për ndeshjen kundër Maqedonisë që do të luhet në muaj Mars./Indeksonline/.