“Nëse kanë qëllim të mirë, LDK-ja dhe Vetëvendosja mund të arriijnë së shpejti marrëveshje”

Presidenti i Kosoves Hashim Thaqi disa herë e ka ftuar liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin në takim që të përmbushet obligimi kushtetues dhe të nominohet kandidati për kryeministër i propozuar nga partia fituese.
Pikërisht pas 3 ftesave, një takim i formatit të tillë mes Thaçit dhe Kurtit, u zhvillua sot në zyrën e presidentit, takim i cili zgjati vetëm 4 minuta, shkruan IndeksOnline.
Thaçi dhe Kurti, u takuan për ta mandatuar këtë të fundit për formimin e qeverisë, ku edhe pritet ta prezantojë kabinetin e tij qeveritarë brenda 15 ditësh.
Menjëherë pas takimit, Thaçi i dha një afat prej 48 orësh Kurtit, për të propozuar emrin për kandidat për kryeministër.
Ai tha se Kurti mund të krijojë vonesa, por ky është rrezik i panevojshëm për krizë kushtetuese.
Edhe pas këtij takimi, analisti politik, Ramush Tahiri, thotë për IndeksOnline, se nuk pritet diçka e re të ndodhë sa i përket takimeve LDK-LVV.
Tutje Tahiri thotë se nëse ka vullnet dhe qëllim të mirë, marrëveshja LDK-LVV, mund të arrihet së shpejti.
“Kuptohet se kuadrot e reja janë fytyra bashkëkohore e LDK e cila mund të përballet denjësisht me Vetëvendosjen në nji garë dinjitoze të ndershme e konstruktive përndërtimin e të ardhmes së Kosovës si shtet dhe shoqëri demokratike. Të gjitha këto dilema duhen ende kohë edhepse nuk pritet asgjë e re të ndodhë në ndërkohë, prandaj nëse kihet vullnet dhe qëllim të mirë marrëveshja VV-LDK mund të arrihet shpejë sepse prolongimi i kohës apo shfrytëzimi i afatit maksimal kushtetues lër krijimin e Qeverisë nuk i ndihmon Kosovës”, tha Tahiri.
Lidhur me afatin e Thaçit ndaj Kurtit, nga Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk kanë lëshuar ndonjë përgjigje publike.
Kujtojmë se sot Lidhja Demokratike e Kosoës, sot ka mbajtur mbledhjen e partisë, të cilët pas takimit përmes një komunikate, thanë se përgjegjësia për themelimin e institucioneve, bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si parti fituese.
Poashtu nga kjo parti u shprehën të gatshëm për takime të tjera me Lëvizjen Vetëvendosje. /IndeksOnline/