75 Mall Live Search
12:35 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Banditët e vërtetë të “Peaky Blinders”-it dhe kuptimi i emrit

Krijuar nga Steven Night, seriali “Peaky Blinders” bazohet në ngjarje të vërteta, edhe pse është përshtatur për arsye dramatike.

Historia përqendrohet te familja Shelbi, një fis banditësh të rrugëve, që arritën të depërtonin në shoqërinë e lartë në vitet 1920, në Birmingam, Angli, nëpërmjet bizneseve me gara kuajsh dhe dhunës së bandave.

Emri “Peaky Blinders” vjen nga fakti se anëtarët e këtij grupi mbanin kapela të vogla, me strehë, të cilat quheshin “Peaky” dhe “Blinders” vjen nga fjala “verbues”, pasi te streha e këtyre kapelave ata kishin fshehur brisqe. Dhe kur futeshin në sherr, gjëja e parë që bënin ishte ta godisnin tjetrin me kokë në fytyrë, ose hiqnin kapelën dhe e godisnin në fytyrë me strehë, duke i çarë me brisqe te pjesa e vetullave ose e syve dhe gjaku bënte që kundërshtari të verbohej për pak çaste.

Pasi seriali mori famë botërore, policia nxori fotot e banditëve të vërtetë “Peaky Blinders”, të cilët bënin ligjin në Birmingamin e viteve 1890 dhe 1920.

Emri “Peaky Blinders” vjen nga fakti që anëtarët e këtij grupi mbanin kapela të vogla, me strehë, të cilat quheshin “Peaky”, dhe “Blinders” vjen nga fjala “verbues”, pasi te streha e këtyre kapelave ata kishin fshehur brisqe.




Dhe kur futeshin në sherr, gjëja e parë që bënin ishte ta godisnin tjetrin me kokë, ose e hiqnin kapelën dhe i godisnin me strehë, duke i çarë me brisqe te pjesa e vetullave ose e syve, dhe gjaku bënte që kundërshtari të verbohej për pak çaste.




Tomas Xhilbert, një nga krerët e grupit




Harry Fowler, anëtar i bandës




Aktori që portretizon Billi Kimberin (Djathtas)




Pasi seriali mori famë botërore, policia nxori fotot e banditëve të vërtetë “Peaky Blinders”, të cilët bënin ligjin në Birmingamin e viteve 1890 dhe 1920.




Disa nga anëtarët e vërtetë të Peaky Blinders