75 Mall Live Search
16:43 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Bahtiri – Mustafës: Nënshkruaje marrëveshjen sot ose më së largu nesër!

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tashmë është radhitur në Lëvizjen Vetëvendosje, përmes një shkrimi të publikuar në Facbook, i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës që ta nënshkruajë marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë.

Bahtiri ka thënë se ka vullnet nga ana e LDK-së dhe se kjo duhet të bëhet qysh sot ose më së largu nesër.

Ky është postimi i plotë:

Pas kontaktit që kam pasur me shumicën e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së, kam parë vullnetin e tyre për arritjen e menjëhershme të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta qoj në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë.