Alex Morgan nuk i ndal stërvitjet edhe në muajin e gjashtë të shtatzënisë

Alex Morgan ka qenë njëra nga futbollistet më të mira vitet e fundit.
Vitin që lamë pas, 30 vjeçarja u shpall Kampione e Botës me Amerikën dhe u përfshi në formacionin më të mirë të vitit.
Por në muajin Prill, Morgan pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo ka paralajmëruar se së bashku me burrin e saj, Servando Carrasco po e presin një vajzë.
Edhe pse është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Morgan nuk i ka ndalur stërvitjet. /IndeksOnline/