Kurti, para se të takohet me Mustafën mbledh kryesinë e partisë

Para se të takohet edhe njëherë me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, Albin Kurti, pritet që sot ta mbledhë kryesinë e partisë së tij në orën 10:00.
Një mbledhje e tillë ishte mbajtur edhe dje, por që detajet e mbeldhjes nuk u bënë publike.
Më tej, sot është afati i fundit për Kurtin, që ta dorëzojë emrin e kandidatit për kryeministër, te presidenti Thaçi.
Kurti sot në orën 15, do takohet edhe njëherë me kreun e LDK-së, Isa Mustafa pas takimit të djeshëm, ku në fund rezultoi pa marrëveshje.
Kujtojmë se zgjedhjet e 6 tetorit, nxorrën fitues Lëvizjen Vetëvendosje, e cila lidhi partneritet për qeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Aktualisht, këto dy parti ende nuk e kanë zyrtarizuar koalicionin e tyre për shkak të mos finalizimit të marrëveshjes. /IndeksOnline/