“Bomba” e merkatos, Young pranë kalimit tek Interi

Ashley Young është gati të nënshkruajë në Inter këtë javë për t’i dhënë fund qëndrimit të tij nëntëvjeçar në Manchester United.
Ish-reprezentuesi i Anglisë është në bisedime të avancuara me klubin italian. Antonio Conte dëshiron që Young të bashkohet me Interin këtë muaj pasi që beson në përvojën e tij.
Dilema mbetet, mbrojtësi anglez do të kalojë tek Interi si huazim, apo si transfer i kompletuar.
Youngu ka realizuar 250 paraqitje për United-in nën drejtimin e trajnerëve si Ferguson, Moyes, Van Gaalit, Mourinhos e Solskjaerit. /Indeksonline/