Italia e famshme e vitit 2006, vetëm një futbollist ende aktiv

Italia e “frikshme” e vitit 2006, kur edhe fitoi Kupën e Botës në Gjermani, ishte skuadra më e mirë azure e këtij shekulli.
Nga ajo gjeneratë, pothuajse të gjithë futbollistët janë tërhequr përfundimisht nga futbolli.
Me pensionimin e Daniele De Rossit, vetëm Buffon ka mbetur ende aktiv.
Portieri i Juventusit pritet të tërhiqet në fund të sezonit, kur edhe i përfundon kontrata me Zonjën e Vjetër. /IndeksOnline/
