75 Mall Live Search
20:08 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për zjarrin që shpërtheu sot në Mitrovicë

Një deponi e hekurinave është përfshirë nga zjarri sot në Mitrovicë.

Pikërisht në këtë deponi janë djegur shumë vetura dhe zjarri ishte tejet i madh.

I kontaktuar nga Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka deklaruar se rreth orës 15:00 është raportuar për një zjarr në një deponi të hekurinave të vjetra.

“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, tha ai.

Zjarri shihet të ketë qenë mjaftë i vështirë për t’u shuar nga zjarrfikësit./Indeksonline/