Komuna e Vushtrrisë kërkon që ta fus në listën e zezë kompaninë që dështoj në zbukurimin e qytetit

Për shkak të papërgjegjësisë, të kompanisë Operatorit Ekonomik N.N.P “Elektro”, Komuna e Vushtrrisë zyrtarisht ka kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik që ta fus në listën e zezë kompaninë në fjalë e cila dështoj në zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit.
Kjo kërkesë është bërë duke u bazuar në legjislacionin përkatës, saktësisht në nenin 99.2 të Ligjit për Prokurim Publik të Republikës së Kosovës, ngase operatori ekonomik në fjalë, në momentet e fundit, është i treguar i papërgjegjshëm duke mos ofruar dokumentacionin për të cilat ka siguruar se i posedon.
Komuna në OSHP ka dërguar të gjitha materialet e nevojshme që dëshmojnë procedurat që Komuna ka ndjekur lidhur me këtë rast.