Sonte mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”

Ekipi Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.
Kosova do të marrë pjesë në këto gara për herë të parë me garuesit Drin Kokaj dhe Era Shala, të cilët do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin: sllallom dhe sllallom të madh.
Kurse sonte mbahet ceremonia hapëse, e cila zhvillohet në Palestrën Vaudoise Arena të Llozanës, që ka kapacitet prej 9600 ulësesh. Ceremonia fillon në ora 20:00.
LOD për të Rinj “Lozana 2020” do të vazhdojnë deri më 22 janar, ndërsa Ekipi ynë Olimpik kthehet më 16 janar./Indeksonline/.




