75 Mall Live Search
18:34 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Irani goditi ‘gabimisht’ aeroplanin ukrainas ku mbetën të vdekur 176 njerëz

Irani gabimisht goditi aeroplanin ukrainas që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit me 176 persona në bord, raportojnë mediet amerikane.

Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se Boeing 737-800 “Ukrainian Airlines International” u godit nga një raketë.

Ukraina më herët tha se po shqyrtonte nëse një sulm raketash rrëzoi aeroplanin – por Irani e përjashtoi këtë, shkruan IndeksOnline.

CBS News duke cituar inteligjencën amerikane tha se një satelit zbuloi “goditje” infra të kuqe të dy lëshimeve të raketave, të ndjekura nga një tjetër goditje e një shpërthimi.

Ndërkohë, Newsweek citoi Pentagonin dhe një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane, si dhe një zyrtar të inteligjencës irakene duke thënë se ata besonin se avioni ukrainas u godit nga një raketë Tor e prodhuar nga Rusia.

Presidenti amerikan Donald Trump të enjten tha se “kam dyshimet e mia” mbi aeroplanin. “Dikush mund të ketë bërë një gabim,” tha ai.