“Llugë” në parkingun e Dardanisë, Komuna e Prishtinës ende pa zgjidhje

Komuna e Prishtinës ende nuk ka arritur që ta zgjidh problemin me parkingje.
Pothuajse në çdo vend, mund të shohësh vetura të parkuara, gjë që vështirësohet edhe kalimi i këmbësorëve në ato vende, shkruan Indeksonline.
Në një fotografi të shpërndarë nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” shihet më së miri mungesa e parkingjeve.
Mbrapa postës në Dardani janë parkuar shumë vetura, sa që hyrja në këtë pjesë është e pamundshme.
Madje qytetarët thonë se kanë bërë kërkesa të shumta për rregullimin e parkingut, por ende pa zgjidhje./Indeksonline/

