75 Mall Live Search
21:20 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Digjet një veturë në Prishtinë

Para pak minutash një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën “Ilir Durmishi” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Veturat e shumta të parkuara në mënyrë të parregulltë kanë qenë shkaktarë që e kanë vonuar intervenimin e zjarrfikësve, shkruan Indeksonline.

Arsyet e djegjes së veturës deri më tani mbeten të panjohura./Indeksonline/