75 Mall Live Search
21:23 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

“Propozimi për president dhe MPB-ja i takon LDK-së”

Eugen Cakolli, hulumtues në KDI, përmes një postimi në Facebook dha një zgjidhje që potencialisht mundëson daljen nga nyja e ndarjes së ministrive ku duket se janë bllokuar LVV-LDK.

Cakolli tha se e drejta e propozimit të Presidentit i takon LDK-së, ndarja fillestare e ministrive bëhet 6 me 4 në favor të LDK-së, MPB-ja deri në zgjedhjen e Presidentit i takon LVV-së, dhe pas zgjedhjes së Presidentit, kjo ministri i jepet LDK-së, e cila i kthen dy ministri LVV-së, duke balancuar edhe numrin e resorëve qeveritar në 5:5, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Një zgjidhje që potencialisht mundëson daljen nga nyja e ndarjes së ministrive ku duket se janë bllokuar LVV-LDK (?), do të mund të ishte:

– E drejta e propoziminit të Presidentit i takon LDK-së, jo si kundërbalanc për pozitën e kryeministrit ‘per se’, por si balancim i pushteteve të dy subjekteve në kompetencat që Presidenti dhe Kryeministri kanë në sektorë të caktuar, sidomos ato të drejtësisë dhe sigurisë;

– Ndarja fillestare e ministrive bëhet 6 me 4 në favor të LDK-së;

– MPB-ja, deri në zgjedhjen e Presidentit i takon LVV-së. Pas zgjedhjes së Presidentit, kjo ministri i jepet LDK-së, e cila i kthen dy ministri LVV-së, duke balancuar edhe numrin e resorëve qeveritar në 5:5.

Rregullimi politik dhe juridik i Kosovës mundëson balancimin e pushteteve në këta dy sektorë mes Kryeministrit, Presidentit, Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Drejtësisë.

Pra, Ministri i Punëve të Brendshme është deri diku kundërbalanc i kompetencave të kryeminsitrit në këtë fushë.

Në rastin tonë, pas zgjedhjes së Presidentit, MPB-ja duhet të udhëhiqet nga një subjekt i ndryshëm nga ai të cilit i takon Kryeministri, ndërsa MD-ja duhet të udhëhiqet nga një subjekt i ndryshëm nga ai i cili ka propozuar Presidentin e vendit.

Vetëm në këtë mënyrë kemi balancim të kompetencave në sektorin e drejtësisë dhe sigurisë, që në fakt janë një prej pikave më të ndjeshme marrëveshjes eventuale për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së.

Në fakt, një parim i tillë i ndarjes së balancuar të përgjegjësive duhet të zbatohet edhe në ndarjen e ministrive tjera, ku ka kompetenca të gërshetuara./Indeksonline/