75 Mall Live Search
07:15 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Pritet takimi Kurti-Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që të takohen sërish sot.

Gjatë së enjtes ata kanë patur një tjetër takim ku nuk është arritur marrëveshja për koalicion.

Takimi i djeshëm ka zgjatur dy orë dhe siç mësohet vetëm është dakorduar që të vazhdojnë me  bisedimet. 

Sikur Kurti, ashtu edhe Mustafa dolën nga ndërtesa e Kuvendit ku është zhvilluar takimi pa u prononcuar takimi.

Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen, ndërsa Kurti u shpreh se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai.