Shikojeni ndotjen e ajrit në Prishtinë

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë problem i madh shëndetësor me të cilin përballen qytetarët në Kosovë, kryesisht në Prishtinë.
Sot gjendja është shqetësuese dhe këtë më së miri e dëshmojnë pamjet e sjella më poshtë nga IndeksOnline.

Ndërsa të dhënat e cilësisë së ajrit të ofruara nga Ambasada Amerikane në Prishtinë tregojnë se sot AQI (Indeksi i cilësisë së ajrit) është 197, që do të thotë ajër i papërshtatshëm.
Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.
Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore./IndeksOnline/


