Bekim Isufi vazhdon me Ferizajn, mision mbijetesën në Superligë

Klubi i Ferizajt ka vendosur që trajneri i deri tanishëm, Bekim Isufi të vazhdojë të jetë në krye të kësaj skuadre edhe për 6 muaj të tjerë.
Këtë e konfirmoi vetë klubi përmes një postimi në të cilin tregojnë se kanë nënshkruar me Isufin për vazhdimin e kontratës.
Po ashtu ky klub tregoi se gjatë ditëve në vazhdim pritet që të ketë edhe disa transferime.
Kurse ata kanë njoftuar se që nga nesër do të fillojnë stërvitjet për përgaditjen e fillimit të kampionatit./Indeksonline/.