75 Mall Live Search
09:38 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Rexhepi dhe Nuhiu, shembull i unitetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 36 vjetorin e rënies së dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ka thënë se ata ranë heroikisht në përballje me forcat policore jugosllave, duke dëshmuar vendosmërinë supreme për arritjen e idealit të tyre jetësor, çlirimin e Kosovës.

Thaçi ka shkruar në Facebook se Rexhepi dhe Nuhiu ishin shembull i unitetit të qëllimit të gjeneratave të ndryshme në moshë, por që gjithçka vunë në shërbim të atdheut.