75 Mall Live Search
10:01 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

“Air Albania” me vija qesharake

Megjithëse ka 2 muaj që është përuruar, mirëmbajtësit e fushës së “Air Albania”-s janë treguar të pakujdesshëm ne vijëzimin e tapetit jeshil.

Një foto nga turneu i bamirësisë mes veteranëve të Shqipërisë, Turqisë dhe Greqisë bie në sy vijëzimi jo-konstant i njërit prej krahëve të fushës.

Pamjet kanë bërë xhiron në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as komentet thumbuese.

Pavarësisht se në të luhet po zhvillohet një garë me qëllim sensibilizues, nuk mund të neglizhohen detajet themelore të mbarëvajtjes së një takimi, pavarësisht rëndësisë që ka.