75 Mall Live Search
17:35 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohet personi që vodhi bustin e Emin Durakut

Busti i heroit, Emin Duraku që ishte i vendosur  në shkollën që mban emrin e tij, ishte vjedhur javën e kaluar.

Indeksonline kontaktoi Komandantin e stacionit policor në Gjakovë, Krist Gjoka për ta pyetur rreth këtij rasti.

Gjoka tregoi se personi që e ka vjedhur bustin e Emin Durakut është arrestuar dhe se busti i vjedhur është konfiskuar.

“Po është arrestuar dhe është në mbajtje. Po ashtu i kemi konfiskuar edhe materialin e dëmtuar.”, është shprehur ai./Indeksonline/