Manchester City luan “tenis” me Aston Villën, Aguero me hat-trick

Manchester City ka mposhtur Aston Villën si mysafir me rezultat 1-6 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Premierligës.
Guardiola ishte i pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve dhe katër gola i shënuan vetëm në pjesën e parë.
Sergio Aguero shënoi tri gola në këtë ndeshje (28′, 57′ dhe 81′), Mahrez realizoi dy herë (18′ dhe 24′) ndërsa një gol tjetër e shënoi Gabriel Jesus në fund të pjesës së parë.
Golin e vetëm për Aston Villën e shënoi El Ghazi në minutat shtesë nga penalltia.
Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në pozitën e dytë me 47 pikë, 14 më pak se Liverpooli dhe dy më shumë se Leicester. /IndeksOnline/