Fidan Aliti: U mundova të ndihmoj, shumë krenar me djemtë e rinj

Kosova u mposht nga Suedia me rezultat 1-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Doha të Katarit.
Në këtë sfidë, trajneri Bernard Challandes grumbulloi shumicën e lojtarëve nga Superliga.
Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Aliti ka thënë se ndihet krenar që e përfaqësohen vendin, ndërsa për ndeshjen tha se ai dhe lojtarët tjerë të rinj treguan të gjitha vlerat e tyre.
“Jam krenar çdo herë që e përfaqësoj Kosovën”, ka fillimisht Aliti pas ndeshjes.
“Sot trajneri ma dha detyrën e kapitenit dhe u përpoqa ta ndihmoj ekipin me eksperiencën time”.
“Mendoj se çdo njeri prej nesh e ka treguar veten dhe kemi luajtur ashtu siç ka kërkuar trajneri”.
“Jam shumë krenar për këta djem të ri, të cilëve iu dha rasti për të luajtur dhe i treguan vlerat e tyre”, përfundoi kapiteni i Kosovës.