75 Mall Live Search
09:47 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Del fotografia e parë, Todibo e lë Barcelonën për skuadrën e famshme evropiane

Transferi që kurrë nuk ka dhezur te Barcelona, francezi Todibo brenda disa orëve do të bëhet me skuadër të re. Mbrojtësi francez, ka udhëtuar në Gjermani për të kryer marrëveshjen me Schalken.

Todibo ka arritur marrëveshje me skuadrën gjermane ku i është garantuar pozita e titullarit në skuadër. Nuk dihet ende nëse transferi i tij, do të jetë në formë huazimi apo blerje e përhershme./Indeksonline/